Skip to content

Si ndikon lidhja hormonale tek aknea? (shkeputur nga nje interviste)

nintchdbpict000078438635-700x467

Faktori  hormonal androgjenik eshte triger i fuqishem. i cili pacienteve u ndikon ne shfaqjen dhe puset e akneve por edhe me shume implikon jeten sociale dhe personale. Pacienti nuk e kupton pse eshte nervoz pa arsye apo pse bie ne depresion pa arsye. Kjo sjell konflikte si ne familje ashtu edhe shoqeri, por konflikti i pare eshte me veten. po ashtu pamja ne pasqyre e deshperon edhe me shume dhe behet nje rreth vicioz nga i cili nuk dilet kollaj.

Paraqitja e lekures ndonjehere i ben te ndihen te padeshiruar, pa arsye, dhe mbyllen ne vetvete, ndersa ne te vertete  po per shkak te  fluksit te androgjenikeve keta pacient jane me shume terheqes per seksin e kundert.  Tek meshkujt  flukset e shperthimeve te androgjeneve ndikojnë edhe më shumë, ndaj akneja kur është tek meshkujt ka ne pergjithesi shperthime edhe me te forta  sesa tek femrat. Dicka per tu specifikuar eshte edhe nervoziteti apo mbyllja ne vetvete e pacienteve me akne konglobate, ndryshimi i lehte i forte dhe i pakontrolluar i gjendjes se tyre emocionale. Sidomos tek meshkujt per arsye te trigerit androgjenik keta pacient jane shpesh hiperreaktive emocional, ndaj kur jane ne moshe te re, nje pjese e rendesishme e informacionit mbi semundjen por edhe e  trajtimit eshte tu shpjegoje prnderve dhe vete pacienteve arsyen e gjendjeve te ndryshueshme emocionale te forta. Njehere qe pacienti dhe prinderit e dine shkakun qe nxite keto ndryshime te forta emocionale, fillon edhe nje permiresim i jetes se tyre sociale. konshtientizimi u jep mundesine te jene me ne kontroll te menyres se si reagojne ne perditshmerine e tyre. Lajmi i mire eshte qe ne momentin qe stabilizohet aknea, stabilizohen apo zbuten edhe ndryshimet e forta emocionale. .Rritet vetbesimi,  Behen me sociale, permiresohet vete cilesia e perditshmerise se tyre.  Kjo eshte e vlefshme si per meshkujt ashtu edhe per femrat.  Te femrat është pak më e kollajtë, para ciklit, pas ciklit shikohet një ndryshim, por pusete jane me te qete. Zakonisht femrave u rekomandojme edhe nje kontroll gjinekologjike, eko gjinekologjike per depistimin e ovarit mikrokistik , gjithmone nese ekziston, po ashtu  edhe 2 hormone te cilat ndikohen nepermjet induksionit nga androgjeniket

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News