Skip to content

Aknet – Roli i Dermatologut

roli i dermatologut

Roli i dermatologut duket se është i pazëvendësueshëm. Ne mund të marrim shumë lloje kremrash vetë, por mund të gabojmë në përzgjedhje.

Ne si mjek dermatolog në fund të fundit japim fiks ato që janë në farmaci dhe rekomandojmë formula personale që përgatiten në farmaci.

Çfarë ne dimë është në bazë të eksperiencës, njohja e lëkurës dhe simptomatologjisë na jep mundësinë të përshtasim produktin nga gama e shumëllojshmërisë së produkteve që është perfekt për ty e fytyrën tënde. I njejti produkt pas një muaji mund të mos jetë më i duhuri. Mund të ndodhë që, atë që ty të duhet, ti mund ta kesh në çantë, dollap, apo në tualet, por nuk mund të zgjedhësh momentin perfekt. Zakonisht, pas dy viteve trajtimi lëkura është perfekte, kur pacienti e respekton si duhet sepse vazhdueshmëria është shumë e rëndësishme.  Shumë pacientë thonë se pas trajtimit të aknes lëkura e tyre është edhe më cilësore se sa përpara së të sëmureshin. Personalisht, konsideroj që përfitimi më i madh i një pacienti pas këtij trajtimi është fakti se gjithmonë do të dijë se si të vetëkujdeset për lëkurën gjatë gjithë jetës së tyre…

Për të më mësuar se cili është trajtimi më i mirë për aknet tuaja ju ftojmë të na kontaktoni këtu!

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News