Skip to content

Disa hapa të thjeshtë për lëkurat shumë të yndyrshme

hqdefault

Hapi i parë
Lëkura e fytyrës lahet me sapun rrobash dhe lihet shkuma të paktën 2 minuta. Variant tjetër: Lahet lëkura me sapun rrobash dhe pastaj mbahet në kokë dhe në fytyrë shkuma e një shampoje keratolitike për 7-10 minuta.

Hapi i dytë
Pacienti shpëlahet me ujë të ftohtë disa herë.

Hapi i tretë
Vendos një solucion astringjent apo solucion alkool-acid me përqendrim alkooli 50%.

Hapi i katërt
Vendos një krem me bazë sterat (semi të yndyrshëm) dhe mbajeni 20 minuta, pastaj përthitheni me letër higjienike.

Hapi i pestë
Vendos një faktor mbrojtjeje Spf 15-50 të tipit krem pudër. Duket paradoksale, por është zgjidhja e duhur për të mos shkaktuar një aksion feedback-u negativ.

Hapi i gjashtë.
Herë pas here janë të rekomanduara locione alkaline që përmbajnë boraks apo bikarbonate sodiumi, por kurrë nuk përdoren solucionet me karbonat sodium.

Hapi i shtatë
Rekomandohen locione dhe kremëra me sulf, rezorcinë, të cilat kanë rezultate të mrekullueshme

Hapi i tetë
Rekomandohen maska astringjente dhe absorbente, me kaolinë, baltë, xhelatinë, me të bardhë veze. Të gjitha maskat rekomandohen të ftohta.

Hapi i nëntë
Mbas maskës përdoren kompresa me akull.

Hapi i dhjetë
Njëherë në javë vendoset një krem gjysmë i yndyrshëm që mbahet 20 minuta. Pas tij rekomandohet alternimi i maskave të nxehta 2 minuta me maska të ftohta 10-15 minuta. Procedura zgjat maksimumi 60 minuta. Situatat e Krizës mund të kalohen vetëm me ndihmën e një mjeku të specializuar dermatolog, ndryshe situata mund të bëhet kronike. Lëkura ka gjasa të liçenifikohet dhe infeksioni bakterial të përhapet. Shpesh, kjo lloj lëkure në momente “krize” irritohet, i mbivendoset një bakterie, në këtë rast lëkura duket si e enjtur dhe e djegur dhe mund të ngatërrohet lehtë me një edemë alergjike, ekzemë sekondare apo liçenifikim, situata që edhe mund të bashkëjetojnë. Në këto raste rekomandohet trajtim sistematik për secilën prej këtyre sindromave. Shumë e rëndësishme është që pacienti të mos e ngacmojë lëkurën.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News